Martini: Ndaj Dinamos e vështirë, standartet ndëshkuese për trajnerë nuk janë njësoj

Martini: Ndaj Dinamos e vështirë, standartet ndëshkuese për trajnerë nuk janë njësoj

Në prag të sfidës me Dinamon, trajneri i Vllaznisë Edi Martini foli para mediave. Tekniku ra në “kurthin” e pyetjeve teksa përpos punës dhe gjëndjes së ekipit atakoi kolegët e Egnatias dhe Dinamos. Ogur i mirë rikthimi në konferencë? Shpresoj të jetë ogur i mirë. Kam qejf të rri larg, por ka momente që duhet të jem sepse janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat. Njëri thotë t’i nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për asgjë, ndeshjen e parë të kampionatit. Shoh që këto trajnerë që...