Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre

Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre

Një tragjedi familjare në Britani ka shkaktuar tmerr dhe neveri, pasi një burrë 68-vjeçar i preu kokën gruas së tij mbi varrin e djalit të tyre, i cili kishte kryer vetëvrasje. Për këtë krim, ai përballet me një dënim që mund të arrijë deri në 25 vjet burg. Sipas raportimeve të Daily Mail, Martin Suter rrëfeu vrasjen e ish-gruas së tij, 71-vjeçares Anne Blackwood, në varrezat e qytetit Stubbington. Autoritetet kanë bërë të ditur se ai përdori një thikë kuzhine për të kryer sulmin. Sipas dëshmive të gjyqit, Suter i kishte ngritur një pritë ish-gruas së tij, të cilën e kishte pritur për pesë orë në varreza, ditën e ditëlindjes së djalit të tyre. Në përshkrimin e krimit, u tha se Suter e goditi Anne...