E rëndë në Berat, 43-vjeçari po mblidhte ullinjtë, bie nga pema dhe gjen vdekjen

E rëndë në Berat, 43-vjeçari po mblidhte ullinjtë, bie nga pema dhe gjen vdekjen

  Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas. Një 43-vjeçar, që ishte duke vjelë ullinj, ka rënë nga pema dhe për pasojë është aksidentuar rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat por nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë, që pas këqyrjes së vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se ngjarja ka qenë aksidentale.