Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Rusia nuk do të ndalet ende”- Trump shpjegon pse anuloi takimin me Putinin në Hungari
Ditën e sotme, Presidenti Donald Trump dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave të huaja, Presidenti Trump është pyetur se përse nuk po zhvillohet samiti i Budapestit me Vladimir Putinin. Trump dhe Putin dukej se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga presidenti amerikan, me sa duket sepse dyshonte se një takim i tillë mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje. “Mosmarrëveshja themelore është se ata thjesht nuk duan të ndalen ende”, tha presidenti i SHBA-së. “Mendoj se do ta bëjnë, mendoj se kjo po i kushton shumë Rusisë, padyshim një kosto të madhe për të dy vendet”, shtoi Trump. Trump përsërit se, sipas tij, pushtimi i...