“Akuza për gjenocid në Gaza”, Prokuroria e Stambollit lëshon urdhërarrest për 37 persona, mes tyre edhe kryeministri Netanyahu

“Akuza për gjenocid në Gaza”, Prokuroria e Stambollit lëshon urdhërarrest për 37 persona, mes tyre edhe kryeministri Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit lëshoi të premten urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe 36 persona të tjerë, nën akuzën për gjenocid, lidhur me operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Urdhrat e arrestit përfshijnë zyrtarë të lartë izraelitë, mes tyre ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, ministrin e Kufijve dhe Sigurisë Eyal Zamir, si dhe komandantin e Forcave Detare David Saar Salama. Hetimi fokusohet në atë që autoritetet turke e përshkruajnë si dhunë sistematike ndaj civilëve në Gaza. Prokuroria ka përmendur disa ngjarje konkrete që datojnë nga tetori 2023, përfshirë sulmin ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist më 17 tetor 2023 dhe dëmtimin e Spitalit Ebli Baptist më 21 tetor 2023, që shkaktuan viktima civile të shumta....