Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit

Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit

Mark Pashkja Ligji i shumëpërfolur për barazinë gjinore u miratua. Ashtu shpejt e shpejt, në orët e vona të natës, pa diskutim dhe me një shpejtësi rrufe. Shtatëdhjetë e shtatë burra dhe gra votuan një ligj sipas të cilit gjinia nuk përcaktohet më nga tërësia e tipareve natyrore që dallojnë mashkullin nga femra, por nga rolet e ndërtuara në kontekstin shoqëror. Ne që e refuzojmë, na thonë se nuk e kemi lexuar ose nuk e kuptojmë. Është shumë e çuditshme sesi, pas çdo drafti që ndryshonte dy a tri herë — për të mos ndryshuar në thelb fare — individë dhe aktivistë të komunitetit LGBTQ+ përpiqeshin të na bindnin se nuk është ashtu siç duket. Megjithatë, ligji kaloi. Të gjithë deputetët që e miratuan nuk...