Sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullim të mirë të gjakut

Sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullim të mirë të gjakut

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”. Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme, e cila funksiononte më mirë. Gjithashtu, kafja ngadalëson procesin e plakjes. Përfitimet e tjera shëndetësore thuhet se përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe dementia, si dhe djegia e yndyrës në trup. Studiuesi Dr. Judit Simon tha: “Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe 0.5 deri në tre filxhanë kafe në...