Arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat! Florant Nako grabiti paratë e klientit

Arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat! Florant Nako grabiti paratë e klientit

Një ish-drejtor banke, i akuzuar për grabitjen e parave të një klienti në vitet 2018 dhe 2019, është arrestuar në Angli. Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, të cilave iu referua gazetari i Muhamed Veliu, Florant Nako, 40 vjeç, është prangosur për t’u ekstraduar në Shqipëri me kërkesë të Interpol Tiranës. Sipas hetimeve, më 15 tetor 2018, Nako vodhi 4,000 euro nga llogaria e Nikolla Nikës në degën e bankës ku punonte në Kombinat. Akuza e dytë lidhet me një tjetër grabitje në të njëjtën degë, më 8 korrik 2019, në shumën 1,300,000 lekë. Një grabitje e tretë, në shumën 550,000 lekë, ndodhi më 26 korrik 2019, gjithashtu nga llogaria e Nikolla Nikës. Florant Nako pritet të dalë sërish para gjykatës në Londër...