Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Shkodra nuk ka vetëm batuta…! Deklarata e Edi Martinit, në basketboll do të quhej…tre pikësh
Nga Klaudio Ndreca Shkodra e bukur, Shkodra e qytetarisë, Shkodra e humorit, e batutave, e njerëzve të qeshur, por këtë herë pamë edhe Shkodrën e ironisë, e pasionit dhe e guximit. Nëse kërkon ta bësh një punë, bëje me gjithë pasionin tënd ose më mirë, lëre… Fiks si rasti i Edi Martinit, në Shkodër e donin një “djal qyteti” si trajner jo sepse e ndiejnë veten më superior se të tjerët, por sepse e dinë që zemra u dhemb më shumë se të tjerët. Dhe kjo ishte konferenca për shtyp e sotme e trajnerit Martini. Me vetullat e ngrysura dhe pak nervozizëm të shfaqur në fytyrë (e pamundur të fshihej), shkodrani foli hapur dhe me shumë guxim. Askush nuk mund të bëjë ironi me Vllazninë,...