Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shqipëria përgatitet për stuhi: Rrezik për reshje të dendura dhe dallgë deti
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore pritet të pushtojë vendin këtë fundjavë. Sipas meterologëve borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve të shiut mund të shfaqen në dy qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Meterologët parashikojnë se intensitet më i shtuar i reshjeve do të jetë sot dhe nesër, ndërsa të dielën reshjet do të jenë dobëta. Temperaturat parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri intensive në bregdet ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.