INTERVISTA/ “Kombëtare me talente, e vërteta e disa prurjeve” Bushi “bekon” Shqipërinë: Botërori i mundur, por kujdes (VIDEO)

INTERVISTA/ “Kombëtare me talente, e vërteta e disa prurjeve” Bushi “bekon” Shqipërinë: Botërori i mundur, por kujdes (VIDEO)

Shqipëria është fare pranë kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, me kuqezinjtë e Sylvinhos që në nëntor luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë. Në fushë zbret edhe përfaqësuesja Shpresa, ku në program janë ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës. Trajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi, u shpreh optimist në një intervistë për Sport News në News 24, në bisedën me gazetaren Trevisa Tufa.     Bushi, së fundi FSHF zyrtarizoi dy teste miqësore, ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, sa i shërbejnë këto dy teste ekipit Shpresa, sa i shërbejnë Alban Bushit? Ne jemi një skuadër e re, po zhvillohemi dhe po përmirësohemi. Jemi përmirësuar në ndeshjet miqësoret që bëmë. Moldavia dhe Ukraina janë ekipe të forta. Të gjithë janë në...