Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
4 “skifterët” shqiptarë/ Vjedhin bizhuteri e para
Një bandë e përbërë nga katër shtetas shqiptarë dyshohet se ka kryer një vjedhje në një apartament në zonën Villa San Filippo, Monte San Giusto, Itali, por arratisja e tyre zgjati shumë pak. Karabinierët e Osimos dhe Civitanovës i ndaluan në pikën e pagesës së autostradës A14 në Civitanova, duke arrestuar katër personat: Florind Sefaj, Klaudio Demiri, Taulant Zyba dhe Givson Zyba. Sipas hetimeve, mbrëmjen e kaluar, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, autorët hynë në banesë, kontrolluan dhomat dhe morën me vete para dhe bizhuteri. Në momentin e ndalimit, brenda makinës së tyre tip Fiat, karabinierët gjetën elektrikë, doreza, kaçavida, mjete të tjera për thyerje, si dhe bizhuteri e para për të cilat të ndaluarit nuk dhanë shpjegime bindëse. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë...