Donald Trump zgjat sanksionet ndaj Iranit

Donald Trump zgjat sanksionet ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zgjatur edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare kundër Iranit, e cila lejon sanksione të njëanshme kundër vendit, sipas një deklarate presidenciale të botuar në Regjistrin Federal, një përmbledhje e dokumenteve zyrtare të qeverisë amerikane. Deklarata e udhëheqësit amerikan tregon se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Iranit ende nuk janë normalizuar dhe se procesi i zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe, të datës 19 janar 1981, vazhdon ende. Kjo i referohet Marrëveshjeve të Algjerit midis SHBA-së dhe Iranit. Ato çuan në lirimin e diplomatëve amerikanë që ishin mbajtur peng në Teheran për më shumë se një vit, pas revolucionit të vitit 1979. Këto dokumente, në veçanti, përcaktojnë parimin e mosndërhyrjes nga vendet në punët e brendshme të njëri-tjetrit. “Për këtë arsye,...