Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Paralajmërimi i fortë i gjeneralit gjerman: Rusia po bëhet gati të sulmojë NATO-n
“Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment”. Ky ka qenë paralajmërimi i fortë i gjeneralit gjerman Alexander Sollfrank, i cili theksoi se një sulm i gjerë kundër aleancës mbetet një rrezik i mundshëm deri në 2029-ën nëse Moska vazhdon ritmin e tanishëm të furnizimit me armatime. Sollfrank theksoi se Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër, edhe pse nuk tha se një veprim i tillë po planifikohet aktualisht. Ai vuri në dukje tre faktorë vendimtarë që do të përcaktojnë nëse Rusia do të sulmojë, fuqia ushtarake, përvoja luftarake dhe udhëheqja. “Këta tre faktorë më çojnë në përfundimin se një sulm rus është brenda sferës së mundësive. Nëse do të...