Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
BE-ja njofton kufizime vizash për qytetarët rusë, Kallas: Udhëtimi në Evropë është privilegj, jo e drejtë
Është e vështirë të justifikosh fillimin e një lufte dhe të presësh të lëvizësh lirisht në Evropë. Bashkimi Evropian ka njoftuar shtrëngimin e rregullave të vizave për qytetarët rusë, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme mbi përdorimin e dronëve dhe akteve të sabotimit në territorin evropian. “Udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë e fituar,” deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në platformën X. Sipas rregullores së re, synimi kryesor është kufizimi i ndjeshëm i aftësisë së qytetarëve rusë për të marrë viza me hyrje të shumëfishta, të cilat u lejojnë atyre të hyjnë dhe të dalin disa herë nga zona Shengen brenda një periudhe të gjatë kohore. Dokumenti thekson “përdorimin instrumental” të mundshëm të emigrantëve...