Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
PS kërkon ‘ndëshkim’ për Berishën, PD për Ballën, mblidhet komisioni i Etikës të hënën
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa, të grupit të PD që kërkon masë disiplinore për Taulant Ballën, dhe kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore. Ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të marrë masë disiplinore ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar përjashtimin e tij për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Sipas PD, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese...