Ligji për Barazinë Gjinore/ Reagon Luarasi: Disa shtete të BE kanë miratuar ndryshimet ligjore

Ligji për Barazinë Gjinore/ Reagon Luarasi: Disa shtete të BE kanë miratuar ndryshimet ligjore

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka bërë një postim në rrjetin e saj social Facebook, përmes të cilit sqaron ndryshimet ligjore të projektligjit për Barazinë Gjinore, i cili u miratua mbrëmë (6 nëntor) me 77 votat e socialistëve. Reagimi i Luarasit vjen pas debatit opozitë-mazhoranacë për barazinë gjinore. Partia Demokratike kundërshton projektligjin për Barazinë Gjinore, duke argumentuar se ndryshimet në projektligj shkelin vlerat themelore të familjes. Sakaq socialistja thekson në shkrimin e saj se vendet e BE-së që kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”, nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Sipas Luarasit ndryshimet ligjore vetëm me “dy sekse biologjike “janë shkelje të parimeve themelore të...