Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shkak varfëria! Një në tre lekë vitin e ardhshëm, për mbrojtjen sociale
Një në tre lekë që do të shpenzohen vitin e ardhshëm do të shkojnë për “mbrojtjen sociale”. Nga rreth 9 miliardë euro në total që përllogaritet buxheti i vitit 2026, rreth 3 miliardë euro do të shkojnë për kategori të cilat kanë nevojë për “dorën e shtetit”. “Ka disa dukuri që po e vënë buxhetin në krizë dhe besoj se në të ardhmen do të bëhen edhe më të forta. Fakti që popullsia po plaket, numri i të moshuarave ka arritur në 700 mijë, rreth 12-14 mijë pensionistë i shtohen skemës. Vazhdimisht, buxheti është i kërcënuar për të financuar mbrojtjen sociale”, tha për A2 CNN sociologu Gëzim Tushi. Fondi prej rreth 3 miliardë euro, vitin e ardhshëm, pritet të shkojë për rritjen e pensioneve, pagesën...