Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Silvinjo e ka harruar/ Seferi sulmuesi më në formë i Shqipërisë
Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në Turqi. Sot nga sulmuesi i Shqipërisë u regjistrua një dopietë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor. Goli i parë i Seferit ishte mjaft i bukur, pasi erdhi si gjuajtje nga jashtë zone. Në fraksionin e dytë, Seferi bëri sërish gjithçka mirë duke fituar topin në mesfushën e tij dhe finalizuar vetë. Tashmë Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime. Bodrumspor ndërkohë kryeson renditjen dhe kërkon rikthimin në elitë. Silvinjo publikoi sot listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Seferi nuk është pjesë e saj, ndërsa ftesa për të ka munguar gjatë gjithë këtij viti.