Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Me leje nga lart”, Artan Hoxha zbulon skemën: Si kultivimi e kanabisit mjekësor po përdoret nga grupet kriminale
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar si kultivimi masiv i kanabisit po shndërrohet në një industri të mirëfilltë dhe që ka një ndikim të thellë në ekonominë informale. Hoxha ka dhënë detaje mbi kanabizimit të vendit tashmë prej vitesh, një iniciativë jo e trafikantëve të vegjël por me urdhër nga lart. “Ingranazhin e ka vënë në lëvizje ai që drejtonte vendin,” pohon Hoxha. Pasojat sociale kanë qenë dhe vijojnë të jenë shkatërrimtare. Ky fenomen ka kriminalizuar një brez të tërë të rinjsh, duke krijuar struktura dhe bërthama për grupet e ardhshme kriminale. Përveç eksportit, është krijuar edhe një treg i brendshëm i fuqishëm, i cili tashmë furnizon jo vetëm përdoruesit vendas, por edhe fluksin në rritje të turistëve.”-shprehet gazetari. Hoxha ndalet dhe tek ligji për...