Doza kanabisi/ Arrestohet 21-vjeçari në Berat, nën hetim edhe 20-vjeçari

Doza kanabisi/ Arrestohet 21-vjeçari në Berat, nën hetim edhe 20-vjeçari

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë pasi merreshin shitje kanabisi në doza. I riu i arrestuar e ndante lëndën narkotike në doza në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori”, dhe më pas ia jepte 20-vjeçarit, për ta shpërndarë me automjet. Gjatë këtij operacioni blutë sekuestruan 2 celularë dhe lëndën narkotike të gjetur në makinën e 20-vjeçarit. “Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Forcës...