Çfarë ndodhi? Shkatërrohen me tritol tri vila luksoze në pronësi të ish-deputetit

Çfarë ndodhi? Shkatërrohen me tritol tri vila luksoze në pronësi të ish-deputetit

Inspektori i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me tritol tri vila në pronës të ish-deputetit Vladimir Kosta. Qeveria pretendon se vilat në zonën e Saukut ishin ndërtuar pa leje, duke çuar në pranga disa inspektorë të IMT-së në Tiranë. “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan kryeministri Edi Rama.