“ALAMO”, Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë stërvitjen e përbashkët

“ALAMO”, Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë stërvitjen e përbashkët

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë zhvilluar ushtrimin e koordinuar “ALAMO” në pjesën veriore të vendit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit operacional ndërmjet njësive policore dhe forcave të KFOR-it. Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi kishte për synim testimin e koordinimit, komunikimit dhe reagimit të shpejtë në situata ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët. Në të morën pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato speciale. Gjatë ushtrimit u testuan koha e reagimit, efikasiteti i pajisjeve dhe komunikimi ndërmjet ekipeve, ndërsa u zbatua edhe një sërë taktikash të ndërhyrjes për menaxhimin e situatave të ndjeshme në terren.