Zelensky: Rusia po grumbullon trupa pranë Kharkivit! Kërkon fitore në Pokrovsk

Zelensky: Rusia po grumbullon trupa pranë Kharkivit! Kërkon fitore në Pokrovsk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se Rusia po grumbullon trupa pranë Vovchanskut, në rajonin verilindor të Kharkivit. Presidenti ukrainas shton se Rusia po përpiqet gjithashtu të tregojë suksese ushtarake në terren për Donald Trump, përmes sulmit të saj ndaj qytetit Pokrovsk. Analisti ushtarak Michael Clarke shpjegoi për mediat amerikane se Ukraina beson që rreth 1,000 luftëtarë rusë janë futur në qendër të Pokrovskut në grupe të vogla. “Nëse rusët arrijnë të mbajnë këto ‘ishuj’ pozicionesh, të fusin mjete të blinduara dhe t’i forcojnë ato, mund të detyrojnë ukrainasit të tërhiqen,” shpjegoi ai. I pyetur për mundësinë që Ukraina të arrijë ta mbajë Pokrovskun, Clarke tha se ata kanë “një shans 50 me 50”. “Por është e vështirë për ta. Shumë e vështirë, sepse thjesht nuk kanë...