Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

Kanë mbërritur këtë të premte materialet zgjedhore në Bashkinë e Matit e cila do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme këtë të dielë. Kutitë me materialet e ditës së zgjedhjeve mbërritën në KZAZ 16 nën masa të rrepta sigurie nga automjeti i forcave të armstosura, shoqëruar nga automjete të policisë së shtetit. Materialet do të adminstrohen nga komisionerët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor 16 dhe gjatë ditës së shtunë do të shpërndahen në 47 qendrat e votimit që ka Bashkia e Matit. Bashkia Mat vjen në këto zgjedhje të pjesshme pasi ish Kryebashkiaku Agron Malaj u zgjodh deputet i kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në garën e së dielës për kreun e ri të Bashkisë Mat janë tre kandidat. Ekonomisti Altin...