Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Ekonomia shqiptare në krizë të thellë’/ Kedhi: Bujqësia dhe industria në recesion, varfëria po shpërthen, qeveria jeton në iluzion
Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Nikola Kedhi, në një intervistë në SYRI TV, ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë ekonomike të vendit, duke e cilësuar bujqësinë dhe industrinë si sektorë në kolaps. Sipas tij, rënia e vazhdueshme e prodhimit bujqësor dhe industrial po thellon krizën sociale, ndërsa varfëria ekstreme ka arritur në 20% dhe përjashtimi social prek mbi 40% të familjeve shqiptare. Kedhi thekson se qeveria po manipulon perceptimin e realitetit ekonomik, duke u mbështetur në statistika që nuk pasqyrojnë situatën e vërtetë në terren, ndërsa ekonomia mbetet e varur nga fryrja e administratës publike, ndërtimi dhe fluksi i parave të pista që deformojnë tregun dhe çmimet e pasurive të paluajtshme. Nikola Kedhi: Rënia e bujqësisë me 4.8%, më pas ka vijuar me 1.3%, me...