Sam Smith ka bërë liposuksion që 13-vjeç pas bullizimit: E kisha gjoksin e zhvilluar

Sam Smith ka bërë liposuksion që 13-vjeç pas bullizimit: E kisha gjoksin e zhvilluar

Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 16:49 Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës. Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare. “Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi”,-shpjegoi Sam në episodin e së mërkurës të podcastit të Penn Badgley-t.