Skandal me votat në Lezhë/ SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion elektoral (Emrat)

Skandal me votat në Lezhë/ SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion elektoral (Emrat)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, 3 persona për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë. Në njoftimin e SPAK sqarohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste. Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të...