47.3 miliardë lekë për bashkitë/ Më shumë para për pagat, mbetjet urbane, kanalizimet dhe mbrojtjen nga zjarret

47.3 miliardë lekë për bashkitë/ Më shumë para për pagat, mbetjet urbane, kanalizimet dhe mbrojtjen nga zjarret

Bashkitë do të kenë mundësinë që nga viti 2026 të shpenzojnë nga buxheti i shtetit rreth 47.3 miliardë lekë, ose 9.74% më shumë se në vitin 2025. Këto fonde do të shpërndahen për 61 njësitë e pushtetit vendor, ku 27.8 miliardë lekë do të jenë transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme — para që bashkive u jepen pa u përcaktuar destinacioni — dhe 13.8 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale. Pjesa tjetër do të përdoret për grantin e performancës dhe rritjen e pagave. Agron Haxhimali, nga Instituti i Bashkive, u shpreh: “Përveç këtij pozitiviteti, është me rëndësi se sa ky buxhet është transformues i jetës së qytetarit — sa përmirëson rrugët, infrastrukturën, jetën rurale dhe mbajtjen e të rinjve e fermerëve në zonat e tyre. Ndarja...