“Po u ndave, do të vras familjen”/ I mori jetën kunetërve, ja si e kërcënonte gruan autori

“Po u ndave, do të vras familjen”/ I mori jetën kunetërve, ja si e kërcënonte gruan autori

Dhunë e vazhdueshme, kërcënime ndaj familjarëve të saj: Kështu e mbante nën presion autorit i vrasjes së dyfishtë në Malishevë, bashkëshorten e tij. Në prill të këtij viti, ndaj Astrit Isufit ka pasur akuzë për dhunë në familje e kanosje, shkruajnë mediat në Prishtinë, të cilat kanë zbuluar detaje të mëtejshme rreth ngjarjes tronditëse. Sipas tyre, ndaj Isufit ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës që e dënonte për rrahjen dhe kërcënimin e të shoqes. Ai u arrestua mëngjesin e sotëm dhe autoritetet njoftuan se do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. I dyshuari ka qenë i plagosur nga armë zjarri; dyshimet se lëndimi i tij ka ardhur gjatë përleshjes me dy kunetërit, të cilëve më pas u mori jetën....