Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Ta kishte shkarkuar’, Tabaku: Balluku e pandehur dhe menaxhon gjysmën e buxhetit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur aktualisht nga SPAK për tunelin e Llogarasë, duhet të ishte dorëhequr. Në të kundër ajo duhet të ishte shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, por aktualisht nuk ka ndodhur asnjë prej këtyre dyjave, edhe pse ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës menaxhon gjysmën e buxhetit. “Sa i përket zonjës Belinda Balluku, ajo është e pandehur në SPAK dhe menaxhon gjysmën e buxhetit shqiptar, bashkë me personat e tjerë të pandehur që menaxhojnë këtë buxhet. E thamë që në momentin e parë që zv/kryeministrja duhet të kishte dhënë dorëheqje, nëse jo nga ajo, të bëhej nga kryeministri, ta kishte shkarkuar”, u shpreh Tabaku. Deputetja demokrate shtoi se kemi një dosje me aferë korruptive me...