Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kapri: Prokurorët e SPAK-ut po kërcënohen
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kërcënohet nga politika. Kapri theksoi se Partia Mundësia qëndron në mbështetje të SPAK-ut, teksa i bëri thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë. “Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditësh se presioni është i përditshëm, kërcënimet ndaj prokurorëve kanë shkuar deri në rrezik për atentate. “E gjithë kjo është shoqëruar me censurë dhe heshtje të orkestruar. Ne dënojmë me forcë sulmet ndaj SPAK-ut dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin pa vonesa”, tha Kapri. Sipas Kaprit, ka nisur hapur lufta e të korruptuarve kundër SPAK-ut. “Këta janë njerëzit që duan të mbysin drejtësinë, që duan t’i shpëtojnë dënimit dhe të...