Skandali i basteve në Turqi, arrestohen 18 persona. Gjyqtarë të përfshirë

Skandali i basteve në Turqi, arrestohen 18 persona. Gjyqtarë të përfshirë

Në Turqi, janë lëshuar 21 urdhër-arreste, pas hetimeve për skandalin e basteve sportive. Në urdhër-arrestet e lëshuara, 17 janë për gjyqtarë futbolli dhe për një president klubi. Pak ditë më parë, presidenti i Federatës Turke, Ibrahim Hatciosmanoglu, deklaroi se 371 arbitra kishin llogarie aktive në bastet online. Hetimet kishin nisur prej kohësh, ndërsa aktualisht janë arrestuar 18 persona. Pak ditë më parë, Federata Turke vendosi të pezullojë 149 gjyqtarë, për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve. Siç njoftoi Federata Turke e Futbollit, dënimet e vendosura ndaj të përfshirëve variojnë nga tetë deri në dymbëdhjetë muaj, megjithatë, pa sqaruar nëse ndonjëri prej gjyqtarëve ka vendosur baste në ndeshje në të cilat ata vetë kanë pasur rol arbitri.