Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Më e vështirë për të marrë vizë, Moska-BE-së: Preferoni emigrantët ilegalë para turistëve tanë?
Bashkimi Europian ka vendosur që të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave për qytetarët rusë. Kjo si masë ndëshkuese për luftën e nisur nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë si dhe incidentet e fundit me hyrjen e dronëve rusë në hapësirat ajrore të Polonisë apo të tjera vendeve anëtare të NATO-s. “Nisja e një lufte dhe pritja për të lëvizur lirisht në Evropë është e vështirë të justifikohet. Bashkimi Evropian po ashpërson rregullat për vizat ndaj qytetarëve rusë, për shkak të veprimeve të vazhdueshme me dronë dhe akteve të sabotimit në tokën evropiane. Udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë e fituar,” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas. Pas kësaj...