Rusia i kërkon Vuçiçit t’i shpjegojë deklaratat për shitjen e municionit

Rusia i kërkon Vuçiçit t’i shpjegojë deklaratat për shitjen e municionit

Rusia i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë. Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiq u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës. “Prandaj komentet e Vuçiqit kërkojnë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë. “Blerësit le të bëjnë me...