Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I kapën në banesë doza kanabisi me qëllim shitjen, pranga 21-vjeçarit në Berat, nën hetim 20-vjeçari që shpërndante drogën
Berat/Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Porcione”. Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen, arrestohet 21-vjeçari. Vihet në hetim 20-vjeçari që shpërndante dozat, me automjet. Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Porcione”. Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K....