Nga asfaltimi tek trotuaret, çfarë planifikon FSHZH për rrugën kryesore të Sarandës

Nga asfaltimi tek trotuaret, çfarë planifikon FSHZH për rrugën kryesore të Sarandës

Rikualifikimi i rrugës “Butrinti” në Sarandë do t’i kushtojë buxhetit rreth 2 milionë euro. Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë javë fituesin për kontratën që synon përmirësime të në një nga rrugët kryesore të qytetit turistik që gjatë sezonit shfaq probleme të ndjeshme me trafikun. Oferta e ALMO Konstruksion ka rezultuar e përzgjedhura me një vlerë prej 192 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro. Oferta përbën 71% të vlerës së fondit limit. Ky projekt, që ka për autoritet kontraktor FSHZH, synon të kryejë një ndërhyrje të plotë në një gjatësi 3.5 kilometra të rrugës. Sipas raportit teknik, rruga ekzistuese, mbi të cilën do të zbatohet projekti i rehabilitimit, është një rrugë urbane me gjerësi asfalti 8 metra, përfshirë dy korsi me dy drejtime lëvizjeje...