Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Dyfishoni përpjekjet për inovacion’, BE i dërgon mesazh të fortë qeverisë: Shqipëria po mbetet pas
Qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për ta bërë Shqipërinë një ekonomi të orientuar drejt inovacionit. Ritva Heikkinen, Kryetare e Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha se qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet, për të përmbushur qëllimin e saj për të investuar 1% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim, deri në vitin 2030. Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, së bashku me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, vizituan të enjten disa prej projekteve të financuara nga BE në Shqipëri, në kuadër të programit EU4Innovation. Heikkinen dhe Ström vlerësuan rezultatet e deritanishme të programit, ndërsa theksuan se inovacioni është çelësi për rritjen e vazhdueshme të ekonomisë shqiptare, duke krijuar vende pune më të mira, biznese më konkurruese dhe mundësi të reja për të...