“SPAK ta hetojë”, aktivisti denoncon ministrin e Brendshëm: Transporton fletushka të PS me makinën e shtetit

“SPAK ta hetojë”, aktivisti denoncon ministrin e Brendshëm: Transporton fletushka të PS me makinën e shtetit

Drejtuesi i lëvizjes “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari ka denoncuar Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha për krim zgjedhor. Hoxha është filmuar duke transportuar një pako me fletushka që besohet se i përkasin fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Ndërkohë që Xhemollari, i cili ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, i bën thirrje SPAK-ut të hetojë këtë rast që sipas tij përbën shkelje të ligjit dhe dënohet me burg. “SPAK të nisë hetim për ministrin e brendshëm Ervin Hoxha. Në shkelje të hapur, ministri i brendshëm Ervin Hoxha përdor makinën e shtetit (me targa të evidentuara) dhe Gardën e Republikës në njësinë nr. 1 në Tiranë. Përdorimi i makinës dhe shoqërimi nga Garda jashtë orarit të punës, por në shërbim të ministrit si kandidat për deputet i PS, me...