Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha: Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për shtyp ku akuzoi mazhorancën qeverisëse për shkatërrimin e parlamentarizmit dhe paralajmëroi nisjen e një faze të re të veprimit opozitar, hapjen e një platforme parlamentaro-qytetare përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Berisha tha se ‘narkomazhoranca ka kaluar në ekstrem’ duke e përjashtuar opozitën nga debati parlamentar. ‘Nga 9 seanca të zhvilluara, opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë. Kjo do të thotë asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit,’ deklaroi ai. Sipas kryedemokratit Sali Berisha, ky është një shkelmim i Kushtetutës dhe i vetë rendit demokratik të vendit, ndërsa deputetët e opozitës ‘do t’i drejtohen qytetarëve përmes fjalës dhe debatit të lirë përpara Kryeministrisë’. ‘Opozita nuk do e bojkotojë parlamentin, por do zhvillojë betejën...