Dalja e rrallë publike e Bruce Willis: Si është gjendja e aktorit pas diagnozës me demencë?

Dalja e rrallë publike e Bruce Willis: Si është gjendja e aktorit pas diagnozës me demencë?

Aktori i njohur i Hollywood-it, Bruce Willis, ka bërë një paraqitje të rrallë publike këtë javë, duke gëzuar fansat që e panë të lumtur dhe të qetë. 70-vjeçari u fotografua duke shijuar një ditë me diell në Los Angeles, sipas pamjeve të siguruara nga TMZ. Ylli i filmave “Die Hard” dhe “Pulp Fiction” u pa i veshur me një T-shirt gri, pantallona bezhë, atlete të bardha dhe një kapele bejsbolli, teksa buzëqeshte nën diellin kalifornian. Kjo ishte dalja e tij e parë publike pas disa muajsh, ndërsa ai vazhdon betejën me demencën frontotemporale, sëmundje që i është diagnostikuar në vitin 2023. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Emma Heming Willis dhe ish-bashkëshortja Demi Moore ndodheshin në Nju Jork, ku morën pjesë në një koncert bamirësie në nder...