No Image Available

Foltore para Kryeministrisë? Berisha: Do të hapim platformën parlamentaro-qytetare!

sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të hapë platformën parlamentare para Kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha theksoi se kjo 'masë' do të ndërmerret pasi sipas sipas tij, opozita nuk po lejohet të flasë në Kuvend. "I sugjeroj grupit dhe opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet dhe denoncimet. Pas 9 seancash, opozita është lejuar vetëm një ditë të debatojë në Kuvend. Atëherë ne kalojmë ne debat me qytetarët”, tha Berisha. Berisha paralajmëroi së shpejti edhe protestën e parë kombëtare, ku ftoi qytetarët që të jenë të gatshëm për të...