E dënuar me vdekje për trafik kokaine, falet dhe riatdhesohet gjyshja britanike

E dënuar me vdekje për trafik kokaine, falet dhe riatdhesohet gjyshja britanike

Dy shtetas britanikë të dënuar për drogë, mes tyre edhe e dënuara me vdekje Lindsay Sandiford, janë riatdhesuar nga Indonezia të premten, në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe për kthimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për arsye humanitare. Indonezia njihet për disa nga ligjet më të rrepta kundër drogës në botë, por gjatë vitit të fundit ka liruar ose transferuar më shumë se gjashtë të dënuar të profilit të lartë. Sandiford, tani 69 vjeçe, u dënua me vdekje në vitin 2013, pasi autoritetet doganore në Bali zbuluan 5 kg kokainë, me vlerë mbi 2 milionë dollarë, të fshehur në fundin e dyfishtë të valixhes së saj, shkruan A2 CNN. Ajo ka pranuar fajësinë, duke deklaruar se ishte detyruar të transportonte lëndën narkotike pasi një...