Shabani i del në mbrojtje Gonzatos: Avokati më i mirë i integrimit europian të Shqipërisë

Shabani i del në mbrojtje Gonzatos: Avokati më i mirë i integrimit europian të Shqipërisë

Endrit Shabani ka reaguar pas debateve të fundit që kanë përfshirë ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Përmes një reagimi publik, Shabani ka dalë në mbrojtje të diplomatit, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane. “Shqiptarët janë populli më pro-europian, dhe aspirata për t’u bërë pjesë e familjes evropiane është po aq e vjetër sa shteti shqiptar. Në këtë rrugëtim të vështirë, pak kush i është gjendur Shqipërisë me aq përkushtim sa Ambasadori Silvio Gonzato, i cili është avokat i palodhur i integrimit tonë në BE,” – shkruan Shabani. Ai e cilëson të padrejtë dhe të padenjë sulmin e fundit ndaj Gonzatos, duke e quajtur të papranueshme përdorimin e insinuatave mbi jetën...