Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagon Erion Veliaj: Do kërkoj të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më ka besuar Tirana

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagon Erion Veliaj: Do kërkoj të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më ka besuar Tirana

Pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Pesë votat pro të gjyqtarëve të Kushtetueses, ai nuk i shikon si një vendim për t’i kthyer atij mandatin, por për t’ia kthyer kryeqytetit që i përket. Veliaj thotë se Gjykata rivendosi dinjitetin e ligjit, teksa tregon se çfarë do të kërkojë pas këtij vendimi. “Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”, shkruan Veliaj. Postimi i plotë i Veliajt: Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të...