Bienalja e 61-të e Artit në Venecia, Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë projektin “A Place in the Sun”

Bienalja e 61-të e Artit në Venecia, Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë projektin “A Place in the Sun”

Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin e tij “A Place in the Sun”. Juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, njofton Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Sipas jurisë, projekti i Korinit spikat për thellësinë e kuadrit të tij konceptual dhe për saktësinë e realizimit vizual. “Duke ndërthurur kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën, Korini eksploron mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe hapësirën, duke endur lidhje mes së shkuarës shqiptare dhe ndërthurjeve të saj me Bashkimin Sovjetik. Juria vlerësoi risjelljen krijuese të arkivave pamore lokale përmes një këndvështrimi...