Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“83 mandate që morëm na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë”/ Rama: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh sa i përket faljes së gjobave tatimore ndaj bizneseve në bazë të viteve. “Përshëndetje. Përsëri unë dhe përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ju a kujtoj atyre që thoshin: ‘Hajd mo se premtoni për vota e pastaj harroni’. Por ja ku jemi. Nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne jo vetëm që nuk premtojmë thjeshtë për vota jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandatet të atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë jam zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të Partisë Socialiste ndaj shqiptarëve. Siç e kemi të shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve,...