Festivali “Metrofest”/ Edicioni i nëntë në Teatrin Metropol, i dedikuar veprave shqiptare

Festivali “Metrofest”/ Edicioni i nëntë në Teatrin Metropol, i dedikuar veprave shqiptare

Në Teatrin Metropol po zhvillohet edicioni i nëntë i Metrofest, një festival dedikuar veprave shqiptare. Pjesë e festivalit të këtij viti janë tre produksione të veçanta që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar. Në një bashkëpunim me Universitetin e Arteve, në skenë ngjiten studentë që janë në hapat e parë të karrierës. Në teatër do të vendoset “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i Ismail Kadaresë, i risjellë përmes idesë së regjisores së re, Erina Lazi. “Është përgjegjësi, por edhe kënaqësi shumë e madhe. Inspirimi për këtë vepër nuk ka qenë rastësor, duke qenë se ne si regjisorë kemi një detyrë që të përcjellim një mesazh te publiku. Dhe po të shohim, ngado që të kthejmë kokën sot, kudo nëpër botë ka një moment ku gjakrat...