Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Balla reagon ndaj kërkesës së PD-së: “Ky qenka revolucion etik”
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike për përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Përmes një postimi në Facebook, Balla ironizoi kërkesën e PD-së, duke e cilësuar si një “revolucion etik”: “Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja ‘ne nuk lehim’ është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre.” Ai shtoi se për të sqaruar kuptimin e shprehjes, referenca gjendet në një thënie popullore” “Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim, përgjigjja është tek shprehja popullore: ‘qentë le të lehin, karvani shkon përpara’.” Kërkesa e PD-së për përjashtimin e Ballës është depozituar...