Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha: Do hapim platformën parlamentare para kryeministrisë, do flasin deputetë dhe qytetarë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë, ku do flasin deputetët dhe qytetarët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjatë 9 seancave të zhvilluara në parlament, opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë. Sipas tij ky është një rast i shkelmimit të Kushtetutës, rregullores së parlamentit dhe rendit kushtetues të vendit. Lideri i opozitës deklaroi se nisur nga ky rast, PD do të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, ku deputetët e opozitës dhe qytetarët do të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Në fund, nga zyra e selisë blu Berisha tha se ky është një hap i domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të...